Qeveria pritet të ndajë mjete për katedralen Notre Dame

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Francës, Didier Chabert, ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë që të ndihmojë restaurimin e katedrales Notre Dame.

Haradinaj i ka shprehur keqardhje për djegien e katedrales dhe ka propozuar që të Kosova t`i dal në ndihmë në restaurimin e saj.

“ Më vjen shumë keq që ka ndodhur djegia në katedralen Notre Dame, është një humbje e vlerave të kontinentit tonë. Shpresoj që të gjitha vendet të kontribuojnë në restaurimin e saj”, u shpreh Haradinaj.

Mundësinë për ndarjen e mjeteve për të restauruar katedralen, e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo tha se në mbledhjen e Qeverisë e cila do të mbahet nesër do të shqyrtohet si mundësi në momentin e parë, ku edhe do të kuptohet vlera e mjeteve.

Katedralja Notre Dame në Paris u përfshi nga zjarri më 15 prill, dyshohet se zjarri ishte shkaktuar aksidentalisht.

https://kallxo.com/perfshihet-nga-zjarri-katedralja-notre-dame-ne-paris/

.