Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Qeveria përgatitet për kohën pa EULEX-in

Në mbledhjen e qeverisë është miratuar shqyrtimi i draftit të  Koncept-Dokumentit për Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme.

Draftin e këtij koncept-dokumenti e paraqiti ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

“Ai deklaroi se në këtë dhomë të Supremes kanë punuar gjyqtarë të EULEX-it dhe sipas Tahirit puna në të do të bllokohet më 14 qershor”, tha Tahiri.

Ai konstatoi se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme “mban peng qindra miliona euro”.

Dhoma e Posaçme merret me çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Mandati i Misionit Europian për Sundim të Ligjit përfundon në qershor.