Qeveria Përcakton Vlerën e Pensioneve

Propozimin për vlerën e pensioneve në bazë të përgatitjes shkollore të ish-punëtorëve tash të pensionuar e bëri ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi.

Ky propozim pastaj u miratua nga kabineti qeveritar.

Me anë të këtij propozimi pensionistët kontributdhënës me përgatitje të ulët shkollore do të marrinj në muaj 158 euro, ata me shkollë të mesme 172.

Pensionistët kontributdhënës me përgatitje arsimore të lartë do t’i kenë pensionet 186 euro, ndërsa ata me përgatitje superiore 230.

Këto pensione do të jepen në mënyrë retroaktive nga janari.

Pensioni bazë i kontributdhënësve u rrit në janar nga 140 në 158 euro.

http://kallxo.com/158-euro-pensionet-per-kontributdhenesit/

Qeveria në mbledhje shqyrtoi edhe Propozim-Vendimin për Shpërndarjen e Kontigjencës për Korrektim të Formulës-Pjesës së Grantit të Përgjithshëm në Vitin 2017 për Komuna.

4 milionë euro do t’u ndahen 14 komunave si korrektim i grantit qeveritar.

“Ne i eliminojmë dallimet, sidomos nëpër komunat e vogla,” tha Avdullah Hoti.

Kryeministri Isa Mustafa tha se ky propozim për korrigjim të grantit qeveritar përfshin edhe komunat serbe, ku sipas tij ka ankesa pasi nuk është bërë regjistrimi i popullsisë.

Qeveria miratoi me propozime për ndryshim edhe Propozim-Vendimin për Lejimin e Këmbimit të Pronës së Paluajtshme Ndërmjet Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Komunës së Pejës.

Ministri i Pylltarisë Memli Krasniqi tha se propozim-vendimi duhet të ndryshohet pasi nuk bëhet fjalë për këmbim pronash.

“Qartësohet mirë: s’ka këmbim mes ish-Ekonomisë së Pyjeve dhe Pejës, janë prona të shtetit që s’jonë qartësu kurrë kujna i takojnë. Po ashtu shumë e rëndësishme të plotësohet landa.Ministria e Bujqësisë s’ka kompetencë në atë mal. Le të jemi të saktë në shkresa,” tha Krasniqi.

Edhe ministri i Ambientit ferid Agani përkrahu kolegun e tij të kabinetit qeveritar.

“Ministri ka të drejtë. Pajtohem me kërkesën e z. Krasniqi për plotësimin e landës,” tha Agani.

Kryeministri pranoi t’i bëhen përmirësimet këtij propozim-vendimi.

“Mendoj që u sqarum, do t’i bëjmë përmirësimet dhe e votojmë me propozimet për ndryshim,” tha Isa Mustafa.