Mbledhja e qeverisë | Foto: Zyra e Kryeministrit

Qeveria nuk Vendosi për Postin e Selimit

Mustafa më 24 qershor pati thënë se në mbledhjen e radhës do të vendoset se cilën pozitë do ta mbajë Petrit Selimi-atë të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme apo të koordinatorit kombëtar në Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Vetë Selimi kur u zgjodh koordinator e dërgoi një kërkesë në Agjencinë Kundër Korrupsionit që të vlerësohet nëse mund të mbajë të dy postet, por kjo agjenci e gjeti selimin në konflikt interesi duke kërkuar që ai të heqë dorë nga njëri prej dy posteve që mban.

http://kallxo.com/akk-petrit-selimi-jo-dy-funksione/

Para tetë ditësh Mustafa tha se kjo çështje po politizohet pa arsye.

“Ka fillu me u politizu çështja e koordinatorit të MCC-së dhe se konform Agjencisë Kundër Korrupsionit do ta marrin vendimin në mbledhjen tjetër,” kishte thënë i pari i qeverisë.

Por mbledhja tjetër u mbajt dje, ndërsa në të nuk u diskutua fare për postet e Selimit.

Këshilltari për media i Kryeministrit, Faton Abdullahu i tha KALLXO.com se partnerët e koalicionit ende nuk kanë marrë ndonjë vendim rreth rastit Selimi.

“Në këtë drejtim në bashkëpunim me partnerët e koalicionit do të marrim qëndrim gjithsesi duke balancuar funksionalisht në rend të parë respektimin e ligjit dhe nxjerrjen e përfitimeve nga projekti ‘Sfidat e Mileniumit’,” tha Abdullahu.

Ndërsa sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës Basri Musmurati i tha KALLXO.com se kjo nuk është çështje e partisë.

“Kjo nuk është punë e partisë. Nuk e kemi diskutu fare në parti këtë çështje,” tha Musmarati.

Kur Petrit Selimi u zgjodh koordinator kombëtar i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Gazeta Jeta në Kosovë shkroi se zgjedhja e tij mund të vë në pikëpyetje pavarësinë e shpërndarjes së fondeve të Agjencisë Qeveritare Amerikane Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Isa Mustafa, Post Publik Drejtorit të Biznesit Ku Është Aksionar

Kosova në dhjetor të 2015-ës u zgjodh nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, njëri nga vendet që do të përfitojë nga fondet e kësaj organizate.

Në anën tjetër kjo nuk është hera e parë që Petrit Selimit i del punë me AKK-në. Atij i ishte shqiptuar gjoba prej 1 mijë eurove në vitin 2012 për shkak të mosdeklarimit të pasurisë.

Një mijë euro gjobë për Petrit Selimin