Mbledhja e Qeverise, Foto: Facebook

Qeveria ndërron një anëtar të bordit të “Ibër Lepencit”

Qeveria ka marrë vendim që të ndryshoj njërin nga antarët e bordit të ndërrmarjes publike “Ibër Lepenc” me propozimin e zyrës së kryeministrit.

Haradinaj tha se do të largohet anëtari Naim Gashi dhe do të emërohet Liridon Zogiani.

“Bëhet fjalë për ndryshimin e një antari, popozohet Liridon Zogiani në vend të Naim Gashit”, tha Haradinaj.

Të martën e kaluar Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj kompletoi shtatë Borde të ndërmarrjeve publike.