Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Qeveria ndan 40 mijë euro për kroatët e Janjevës

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë ndarë 40 mijë euro për komunitetin kroat të Janjevës.

Propozimin për këto mjete e kishte dhenë Kryeministri Ramush Haradinaj

“Ne kemi përkrahur të gjitha komunitetet në Kosovë. Kemi përkrahë edhe komunitetin malazez dhe i vetmi komunitet qe nuk e kemi përkrahë në Kosovë është komuniteti i kroat. E lus Ministrinë e Financave që të ndajë 40 mijë euro”, tha Haradinaj.

Propozimi i Haradinajt u miratua me vota unanime.

Më 9 mars në mbledhjen e qeverisë ministri i Financave Bedri Hamza kishte zbritur paratë e propozuara nga Ramush Haradinaj për Vitin e Skënderbeut.

Atëherë për aktivitetet e këtij viti Haradinaj kishte kërkuar 943 mijë euro, ndërsa Hamza kishte thënë se mund të ndajë vetëm 500 mijë euro, duke u arsyetuar se mjetet e ndara për rezervat shtetërore po shkojnë drejt fundit.

http://kallxo.com/qeveria-ndan-500-mije-euro-per-vitin-e-skenderbeut/

Për tre muaj qeveria ka shpenzuar mbi dy milionë euro nga rezervat shtetërore.

http://kallxo.com/per-tre-muaj-mbi-2-milione-euro-shpenzime-te-rezervave/