Mbledhja e Qeverisë, Foto: Facebook

Qeveria ndan 18 mijë euro për familjen e komandant 'Kumanovës'

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 18 mijë euro për familjen e Ismet Jasharit, i njohur si komandant Kumanova.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se më 2 korrik ai ka pranuar një kërkesë nga familja e komandant Kumanovës në lidhje me shumën e papaguar ndaj kësaj familje.

“Ai ka kërkuar që të paguhen 18 mijë euro të shumës së papaguar për periudhën 2011-2015”, ka thënë Haradinaj.

Detaje të tjera lidhur me këtë pagesë nuk janë dhënë në mbledhjen e qeverisë.