Mbledhja e Qeverisë | Foto: ZKM

Qeveria miraton planin e racionalizmit të agjencive

Qeveria e Kosovës ka miratuar draft-planin e veprimit për racionalizimin e Agjencive, që është njëri nga kërkesat e reformës evropiane.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka prezantuar këtë draft-plan para kabinetit qeveritar, e ku sipas tij përfshihen 4 raunde të reformës, cilat do të merren me reforma të caktuara në fushat e agjencive të pavarura.

“Raundi i parë, është vendosja e vijave të qarta të llogaridhënies duke e ditur faktin se një numër i madh i agjencive janë në kuadër të Kuvendit e duhet të jenë në kuadër të ekzekutivit. Ndërsa raundi i dytë dhe i tretë synojnë racionalizimin e agjencive në kuadër të ekzekutivit duke pasur parasysh numrin e madh të tyre por edhe llojin e funksioneve sepse disa prej tyre ushtrojnë funksione që i takojnë ministrive, raundi i katër përfshinë agjencitë dhe organet tjera që nuk janë përfshirë në raundet e më parme”, tha në mes tjerash, Ministri Mahir Yagcilar para kabinetit qeveritar.

Sipas tij, miratimi i këtij plani është njëri nga plotësimi i aktiviteteve kryesore të agjendës për reforma evropiane.