Mbledhja e Qeverisë (Arkiv)

Qeveria miratoi projekt-ligjin për ndalimin e lojërave të fatit

Kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin për ndalimin e Lojërave të Fatit.

Në mbledhjen e sotme, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se qëllimi i këtij ligji është ndalimi i lojërave të fatit.

“Qëllimi i hartimit është zbatimi i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës me të cilën kërkohet nga qeveria t`i nis procedurat ligjore për ndalimin deri në miratimin e ligjit për lojërat e fatit. Me këtë projektligj ndalohen të gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës“, tha Haradinaj.

https://kallxo.com/kalon-rezoluta-per-pezullimin-e-aktivitete-te-lojerave-te-fatit/

Planet e Qeverisë Haradinaj për zhvillimin e bixhozit e bastoreve

.