Qeveria me Limakun vazhdojnë Aksham Pazarin

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’,  shpalosi hulumtimin e analistit financiar Hekuran Murati mbi zgjatjen e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Murati tregon se si u nënshkrua kontrata për pistën e Aeroportit ‘Adem Jashari’ në kundërshtim me ligjin.

Sa para nga buxheti i shtetit humben në këtë investim?

Në debat flitet edhe për kontrata tjera që përfunduan me dëme financiare për shtetin e Kosovës.

Pjesëmarrës në debat janë Hekuran Murati, analist financiar, Besnik Bislimi – VV, Profesor në AUK, Eset Berisha – Ministria Infrastrukturës , Haki Abazi – Instituti i demokracive në zhvillim dhe Korab Sejdiu, Deputet.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.

 

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka quajtur sajesë dhe gënjeshtër pohimet e kryeministrit Albin Kurti se Marrëveshjen e vitit 2013 dhe ajo e vitit 2015 lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe ishin shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Në 11-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se kjo marrëveshje në njërën anë shkelte Kushtetutën e Kosovës e në anën tjetër u shkel nga Serbia.

Sipas Kurtit, Serbia po insiston në marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 që ishin shpallur antikushtetuese në pikat për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Mustafa ka shkruar përmes një postimi në Facebook se Kurti do duhej ta dijë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtuar Marrëveshjen e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvend me mbi 2/3 e votave të deputetëve.

Sipas Mustafës, Gjykata Kushtetuese me kërkesë të ish-presidentes Atifete Jahjaga ka trajtuar vetëm dokumentin për parimet të vitit 2015.

Mustafa ka thënë më tej se në vendimin e Gjykatë Kushtetuese të 2015 askund nuk konstatohet se është shkelur Kushtetuta, por, siç ka shkruar ai, se këto parime “nuk janë tërësisht” (pra jo tërësisht) në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës.

“Në përfundimet e aktgjykimit, pika 6, fq. 38 thuhet: “Gjykata vëren se akti juridik dhe Statuti , si dhe amendamentet e tij, do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese”. Nëse dokumenti i vitit 2015 do të ishte shkelje e Kushtetutës, atëherë si do të nxirrej obligimi nga ky dokument (pika 2 dhe 21 e tij) për trajtimin nga gjykata Kushtetuese të Statutit dhe të ndryshimeve në Statut. Apo z. Kurti ka interes që këtë ta shpallë antikushtetuese për ti ikur trajtimit të statutit në Gjykatën Kushtetuese. Sidoqoftë shkelja e Kushtetutës është sajesë dhe gënjeshtër e z.Kurti”- ka shkruar Mustafa

Isa Mustafa ka kritikuar Kurtin se me marrëveshjen e fundit hoqi dorë nga njohja de facto reciproke.

“E ka gabim! Në fakt kjo Marrëveshje e Re Bazike heq dorë nga njohja reciproke (njohja de jure), thirret në Rezolutën 1244 dhe statusin e pavarësisë së Kosovës e bënë të paparagjykuar për palët?!. Pika 7 e marrëveshjes së z. Kurti instalon autonominë politiko territoriale të komunitetit serb, kufijtë e autonomisë dhe arbirtrazhin ndaj rendit kushtetues të vendit (siç janë përcaktuar me draft statut). Kishës Ortodokse serbe i garanton zyrtarizmin e statusit të saj, që s’është as më pak dhe as më shumë sesa eksterritorialitet, ose shtet në shtet. Nuk kam dëgjuar ta ketë kërkuar këtë ndonjëherë Gjykata Kushtetuese!” ka shkruar ai

Sipas tij, me veprimet e fundit Serbia tregoi se po e demanton Kurtin sa i përket njohjes de facto dhe normalizimit.