Foto: Besar Halimi/Facebook

Qeveria ia ndan 500 mijë euro Kombëtares së Kosovës në futboll

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për të ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në Futboll.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se suksesi i Kombëtares së Kosovës në futboll i gëzon të gjithë.

Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza tha se këto mjete për kombëtaren ndahen nga shpenzimet e paparashikuara, kategoria e shpenzimeve të rezervës dhe sipas tij më pas transferohen në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kombëtarja e Kosovës është në garë për Kampionatin Europian të Futbollit “EURO 2020”.