Qeveria Haradinaj planifikon investime mbi 1 milion e gjysmë euro në Drenicë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka njoftuar se ka shpalosur projektet infrastrukturore të planifikuara për Skenderajn.

Lekaj në një postim në ‘Facebook’ thotë se një shumë prej 1 milion e 660 mijë euro, këtë vit do të shpenzojnë në këto projekte:

Ndërtimi i rrugës Açarevë – Siqievë dhe Açarevë – Plluzhinë

Ndërtimi i rrugës Kotorr – Qubrel

Ndërtimi i rrugës Syreigan – Pemishtë

Ndërtimi i rrugës në Polac

Ndërtimi i rrugës Kuqicë – Tërnavc

Ndërtimi i rrugës Skënderaj – Vushtrri (fshati Krasmirovc)

Vazhdimi i rrugës 17 shkurti dhe rregullimi i rrugës Rezallë e Re – Rezallë e Vjetër

Tutje bëhet e ditur se për vitin e ardhshëm Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka planifikuar 1 milion e 720 mijë euro.