Qeveria emëron një anëtar bordi në Lotarinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka emëruar Avyl Lecin anëtar të bordit menaxhues të Lotarisë së Kosovës, pasi që një nga anëtarët e deritanishëm ka dhënë dorëheqje.

“Për arsye se një anëtar i bordit Fridon Lala ka dhënë dorëheqje dhe kërkohet plotësim vendimi për një anëtar të ri në këtë bord, atëherë propozohet që anëtar i ri të jetë Avdyl Leci që i plotëson të gjitha kriteret e bazuara me ligj”, tha zëvendës ministri i Financave në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Anëtarët e bordit janë emrëuar në mars të 2017 gjatë kohës së ish kryeministrit Mustafa.

Anëtarët e tjerë të bordit të Lotarisë së Kosovës janë Hasan Neziri (kryetar) dhe Lindita Rexhepi (anëtare).