Mbledhja e Qeverisë (Arkiv)

Qeveria e shqetësuar me incidentet ndëretnike, kërkon ndriçimin e rasteve

Qeveria e  Kosovës, përmes një komunikate për media ka shfaqur shqetësim, si dhe ka dënuar incidentet e fundit që kanë motive ndëretnike, e që sipas Qeverisë ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Qeveria ka kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt të ndriçojnë arsyet dhe motivet e këtyre rasteve.

“Qeveria e Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa më shpejtë të ndriçojnë arsyet dhe motivet e këtyre rasteve të ulëta dhe autorët e tyre të dalin përpara drejtësisë. Rastet e tilla kanë për synim të pengojnë përpjekjet e institucioneve për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë javës një qytetar serb ishte sulmuar në fshatin Poterq të Komunës së Klinës gjatë një protestë që ishte zhvilluar në atë fshat nga pjesëtarë të komunitetit serb.

https://kallxo.com/nje-i-lenduar-ne-protesten-ne-poterq-policia-po-kerkon-te-dyshuarin/

Poashtu edhe në Lipjan kishte pasur përleshje ndërmjet disa personave të komuniteteve të ndryshme, me ç‘rast Policia e Kosovës kishte arrestuar dy prej tyre.

https://kallxo.com/arrestohen-dy-persona-per-lendim-trupor-ne-lipjan/