Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij qeveritar. Foto: Atdhe Mulla

Qeveria e 'rrëzuar' nesër mbanë mbledhjen e rregullt

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thirrur mbledhjen e qeverisë nesër (e premte, 26.07.2019), edhe pse qeveria konsiderohet si ‘qeveri e rrëzuar’ në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, megjithatë kjo nuk e ka ndaluar Haradinajn që të thërras edhe një mbledhje tjetër të ekzekutivit.

Në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com, mbledhja e qeverisë Haradinaj do të mbahet nesër në ora 14:00, ndërsa në rend të ditës së kësaj mbledhje ka hiq më pak se 15 pika.

Kjo mbledhje po mbahet pikërisht një javë pas dorëheqjes së parevokueshme kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale nën cilësinë e të dyshuarit.

Ndërkaq Neni 95 pika 5 i Kushtetutës së Kosovës  thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.

“Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”, thuhet në aktin më të lartë juridik të vendit.

 

Partitë duan zgjedhje, presidenti hesht

.