Nënshkrimi i marrëveshjes në Prespë për emrin e ri të Maqedonisë, 17 qershor 2018 - Foto: REL/Reuters

Qeveria e Maqedonisë miraton njëzëri marrëveshjen për emrin

Qeveria e Maqedonisë miraton njëzëri marrëveshjen për emrin

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar unanimisht marrëveshjen e nënshkruar me palën greke për emrin e ri të vendit, Maqedonia e Veriut.

Megjithatë, mbetet e paqartë se cili do të jetë komisioni kuvendor që do të kalojë leximin e parë të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve me Greqinë.

https://kallxo.com/maqedonia-e-greqia-i-dhane-fund-kontestit-per-emrin/

“Nuk ka dilema, Komisionin e vendos kryetari i Kuvendit në bazë të projektligjit të dorëzuar, në pajtueshmëri me Rregulloren e Kuvendit”, deklaroi koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomislav Tuntev. /21Media