Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Kosovës Nuk Shkon në Manifestimet e Vlorës

Qeveria e Kosovës nuk do të marrë pjesë në manifestimet për nder të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë që do të zhvillohen sot në Vlorë.

Arsyeja e mospjesëmarrjes lidhet me takimin që sot Kryeministri Ramush Haradinajdo ta ketë me zëvendësndihmës sekretaren e Mbrojtjes së ShBA-ve Laura Cooper.

Por Kosova do të përfaqësohet në Vlorë me Presidentin Hashim Thaçi, të cilin do ta presë atje me ceremoni shtetërore Ilir Meta, kryetari i Shqipërisë.

Meta ishte dje në Gjilan ku për të u rreshtua Garda e Nderit e FSK-së, në manifestimin ku u përurua shtatorja e Idriz Seferit.

Qeveritë e Koosvës dhe Shqipërisë mbajtën dje një mbledhje të pëërbashkët në Korçë ku nënshkruan 13 marrëveshje.