Qeveria e Kosovës kërkon trajtim serioz për të kthyerit nga Siria

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet e Kosovës që kanë qenë të angazhuara në riatdhesimin e shtetasve kosovarë nga vatrat e luftës në Siri.

Ai ka falënderuar qeverinë amerikane për mbështetje në realizimin e suksesshëm të këtij operacioni.

Haradinaj gjatë mbledhjes së qeverisë ka vlerësuar se institucionet kanë përmbushur obligimet veta kushtetuese ndaj qytetarëve të vet dhe do të vazhdojnë të trajtojnë me seriozitet risocializimin e të kthyerve në shoqëri.

Sipas komunikatës së lëshuar nga qeveria, Haradinaj ka theksuar gjithashtu edhe faktin se Kosova është pjesë e koalicionit ndërkombëtar për luftë kundër terrorizmit dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në këtë drejtim.

Javën e kaluar një numër i kosovarëve, janë kthyer nga Siria.

https://kallxo.com/kosovaret-me-femije-e-te-veshura-me-burka-rikthehen-nga-siria/