Qeveria Dënon Sulmin ndaj Zyrave të Presidencës

“Aktet e tilla, Qeveria e Kosovës i konsideron të rrezikshme për rendin kushtetues dhe për stabilitetin e vendit, prandaj kërkon me ngulm që ato të zbardhen dhe kryesit të përgjigjen para ligjit,” thuhet në reagimin qeveritar.

Qeveria e Kosovës thotë se ky sulm është vazhdimësi e një varg sulmeve tjera të mëhershme.

“Ky akt kriminal, i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës është vazhdimësi e sulmeve me bomba molotov mbi Policinë, ndërtesën e Qeverisë, djegies së makinave zyrtare dhe private, si dhe ndaj shtëpisë dhe familjes se Kryeministrit, përgjegjësit e të cilave jo që nuk u ndriçuan dhe nuk u vunë para ligjit, por nuk kishte as reagime publike,” vijon reagimi.

Gjatë protestave opozitare në Prishtinë më 9 janar dhe 26 shkurt pati përleshje të protestuesve me policinë ku u përdorën edhe koktej molotovi. Më 26 shkurt u sulmua me molotov edhe dera e hyrjes së shtëpisë së Isa Mustafës në “Kodrën e Trimave”.

http://kallxo.com/live-zgjedhja-e-presidentit/

http://kallxo.com/si-eskaloi-protesta-e-9-janarit/

Mustafa për këtë sulm reagoi edhe në Kuvend me fjalë të ngjashme si këto të sotmet të qeverisë.

“Unë jam Kryeministër i vendit, nuk jam shenjë që kujt ti teket të gjuajë në mu dhe mendoj që këtë s’duhet ta lejojnë organet e drejtësisë, që të më sulmohet shtëpia,” tha Mustafa, dy ditë më parë.

http://kallxo.com/mustafa-nuk-duhet-te-me-sulmohet-shtepia/

Qeveria në reagim fton përfaqësuesit politikë që të heqin dorë nga molotovi.

“Qeveria e Kosovës fton të gjithë përfaqësuesit politikë, të cilët duke u bazuar në kauza jo të qëndrueshme, kanë nxitur dhe promovuar futjen e gjuhës së molotovit dhe mjeteve tjera joligjore në jetën politike dhe publike në Kosovë, që të distancohen nga këto akte,” thuhet në reagim.