Qeveria Dënon Sulmin ndaj Makinës së Ministrit

Qeveria në reagim sulmin e konsideron të papranueshëm.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimi kriminal i orkestruar nga njerëzit që në vazhdimësi po kryejnë veprime të dhunshme dhe bëjnë thirrje publike për rrënimin e Republikës së Kosovës dhe simboleve të saj, zhytjen e vendit në anarki, është i papranueshëm,” thuhet në reagimin e ekzekutivit.

Duke u bërë thirrje organeve të drejtësisë për gjetjen e përgjegjësve qeveria bën me faj, ata që sipas saj po tentojnë të vijnë me dhunë në pushtet.

“Akti kriminal i drejtuar sot kundër ministrit Abrashi është edhe një dëshmi më shumë se ata që bëjnë thirrje për protesta “paqësore”, mjet të vetëm për ardhje në pushtet e kanë dhunën dhe çdo thirrje e tyre në emër të mbrojtjes së shtetit duhet të kuptohet vetëm si thirrje për marrje të pushtetit me dhunë,” vijon reagimi qeveritar.

“Qeveria në fund të reagimit falënderon qytetarët që po refuzojnë dhe po distancohen nga skenarët kriminalë, që dëmtojnë rëndë interesat e Republikës së Kosovës si dhe partneritetin e çmuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike perëndimore,’ përfundon reagimi.

Foto-1 Foto-2