Mbledhja e Qeverisë | Foto: ZKM

Qeveria- 25 Mijë Euro Projektit për Fëmijët

Në mbledhjen e qeverisë u miratua propozimi i Kryeministrit Haradinaj që një organizate joqeveritare në Leposaviq t’i jepen 24 mijë e 950 euro për një projekt që lidhet me fëmijët e komuniteteve të ndryshme.

Sipas Haradinajt bëhet fjalë për mbështetjen me këto mjete të Projektit “Për Çdo Fëmijë në Kosovë”.

Qeveria sot vendosi edhe që në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë më 27 nëntor në Korçë, kabineti të shkojë me autobus.