Qeveria, 15 mijë euro për familjen e Arian Dacit
29.1.2019 - 12:16
Qeveria e Kosovës i ka ndarë sot 15 mijë euro për familjen e ish Zëvendës Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, i cili humbi jetën tragjikisht më 26 janar në Brezovicë si pasojë e një orteku të borës përderisa po skijonte.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se këto mjete ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë.
Arian Daci, i cili u varros të dielën në varrezat e Prishtinës, është djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.