Qentë "marrin kontrollin" e qytetit të Gjilanit (VIDEO)

Aktivisti Arianit Sllamniku nga qyteti i Gjilanit ka publikuar një video ku në qendër të qytetit janë parë me dhjetëra qenë të cilët i ndjekin veturat që qarkullojnë në orët e vona.

Në video mund të shihen qentë të cilët lehin dhe ndjekin veturat.

Video është xhiruar mëngjesin e djeshëm dhe duket se qentë kanë marrë kontrollin e qytetit.

“Në komunën ku qeverisë LDK-AAK-ja, e cila zyrtarisht u shpall ma të mirë në vend nga qeveria qendrore e AAK-së, në të cilën komunë prej “punëve të shumta të hajrit” ngatërrohet edhe niveli i qeverisjes!”, ka shkruar Sllamniku në Facebook.

Në komunën ku qeverisë LDK-AAKja e cila zyrtarisht u shpall ma të mirë në vend nga qeveria qendrore e AAKsë, në të cilën komunë prej "punëve të shumta të hajrit" ngatërrohet edhe niveli i qeverisjes!

Publiée par Arianit Sllamniku sur Jeudi 16 mai 2019

 

Që nga viti i kaluar qeveria qendrore ka obliguar komunat të marrin masa kundër qenve endacakë për shkak të rrezikimit të sigurisë.

 

Koalicioni Kundër Qenve