Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike paralajmëron ankesë ndaj Kolegjit të Apelit që vendosi në favor të KelKos

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike në kuadër të Grupit për Studime Politike dhe Juridike ka paralajmëruar ankesë ndaj Kolegjit të Apelit që vendosi në favor të KelKos. Sipas GLPS, vendimi i Gjykatës së Apelit për hidrocentralet e KelKos në Deçan, është marrë kundër interesit të qytetarëve dhe kundër ambientit. Gjykata e ka vlerësuar më të lartë interesin e kompanisë private sesa interesin e  qytetarëve, konsiderojnë në GLSP.

“Me këtë vendim Gjykata e Apelit ka shkelur të drejtat e qytetarëve. Për momentin ekzistojë dy procedura në gjykatë, padia e baronëve të Deçanit dhe padia e ushtruar nga GLPS-ja. Gjykata ka vendosur ta hedhë poshtë padinë nga GLPS-ja dhe Pishtarëve. Gjykata e Apelit nuk e trajtuar lëndën e GLPS-së. Ankesa jonë është bërë në fillim të shkurtit. Kështu mund të themi se Gjykata e Apelit e ka parë më urgjente ankesën e KELKOS-it ndërsa padinë e GLPS dhe Pishtarëve nuk e ka marrë parasysh fare duke thënë se ekziston gjyqvarësia”, ka thënë Alba Dushi nga kjo organizatë.

Sipas GLPS-së, Gjykata e Apelit ka shkelur të drejtën për gjykim të drejt dhe të paanshëm me mostrajtimin e ankesës së GLPS dhe Pishtarëve.

Arbër Fetahu nga GLPS ka thënë se sot Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike do të paraqesë ankesë disiplinore ndaj kolegjit të Gjykatës së Apelit me pretendimin se kjo gjykatë ka shkelur detyrën e sa duke mos i trajtuar palët në procedurë.

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike reagon mbi vendimin e Gjykatës së Apelit për hidrocentralet e Deçanit

Apeli vendos në favor të ‘KelKos Energy’ për hidrocentralet në Deçan