Burimi QKK

Qendra Kinematografike e Kosovës me thirrje për kineastët për ‘Berlinale Preselection’

Qendra Kinematografike e Kosovës fton të gjithë filmbërësit kosovarë të cilët kanë interes të aplikojnë në ‘Berlin International Film Festival’ dhe që i plotësojnë të gjitha kriteret e vendosura nga Berlinale, t’i dërgojnë filmat e tyre në QKK.

Filmbërësit duhet të kenë filmin e përfunduar apo të jenë në fazat e fundit të përfundimit,  dhe njëkohësisht filmi duhet të jetë në formatin ‘BluRay’ ose ‘DCP’.

Një nga kushtet kryesore është që filmi të mos jetë shfaqur asnjëherë deri më tani dhe që ka për qëllim dhënien e premierës në Berlinale.

Thirrja vlen vetëm për filmat artistik dhe dokumentar të metrazhit të gjatë.

Kohëzgjatja e filmit duhet të jetë minimum 70 minuta (60 minuta për Forum), ndërsa filmbërësit e interesuar duhet të lajmërohen në QKK deri më datën 25 tetor 2018.