Qemajl Mustafa, ish kryetar i Gjilanit

Qemajl Mustafa shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të PDK-së në Gjilan

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Degës së PDK-së në Gjilan.

“Nëpërmjet kësaj paraqitje publike dua t’ju njoftoj se pas konsultimeve me strukturat e partisë në degë e në qendër, me qytetarë të komunës tonë dhe pas vlerësimit të kërkesave aktuale të degës së PDK-së në Gjilan dhe shoqërisë së komunës në përgjithësi, kam vendosur që të shpreh pretendimin tim për udhëheqjen e degës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.  

Pas disa ditësh do të fillojë procesi zgjedhor brenda Degës së PDK-së në Gjilan.

Mustafa ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në procesin zgjedhor të PDK-së për të cilin ka thënë se do të jetë i hapur dhe demokratik.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Qemajl Mustafës:

Të nderuar miq, aktivistë e simpatizantë të degës së PDK-së në Gjilan dhe qytetarë të Komunës së Gjilanit,

Besojmë, jeni të njoftuar se pas pak ditësh do të fillojë procesi zgjedhor brenda degës së PDK-së në Gjilan.

Nëpërmjet kësaj paraqitje publike dua t’ju njoftoj se pas konsultimeve me strukturat e partisë në degë e në qendër, me qytetarë të komunës tonë dhe pas vlerësimit të kërkesave aktuale të degës së PDK-së në Gjilan dhe shoqërisë së komunës në përgjithësi, kam vendosur që të shpreh pretendimin tim për udhëheqjen e degës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Pavarësisht sfidave personale dhe kolektive nga e kaluara dhe sidomos nga ato që na presin, konsideroj që vullneti i qytetarëve dhe anëtarësisë është themeli i motivimit për mua dhe për secilin prej nesh që të marim përgjegjësi edhe në kohë e periudha të rënda për shoqërinë tonë.

Ju ftoj sinqerisht të gjithëve, pa dallim përkatësie politike deri më sot, ta shprehni vullnetin dhe të merrni pjesë në procesin tonë zgjedhor i cili do të jetë i hapur dhe plotësisht demokratik. Dekadën e Re do ta fillojmë dhe ndërtojmë së bashku, me mendësi reformuese, prosperuese dhe zhvillimore!

Këtë angazhim timin në këtë moment, me plotë zemërgjërësi, ia dedikoj plotësisht qytetarisë së komunës tonë dhe të shoqërisë së Kosovës pa dallim.

Fitorja e qytetarëve të Gjilanit s’ka alternativë!” 

Qemajl Mustafa ka qenë kryetar i Gjilanit për dy mandate me radhë.

Më 19 shkurt, Gjykata e Apelit nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, e cila e kishte hedhur poshtë aktakuzën për krim të organizuar ndaj Qemajl Mustafës dhe të tjerëve, me ç ‘rast ua kishte lehtësuar veprat të gjithë të akuzuarve.

Qemajl Mustafa dhe 39 të pandehurit e tjerë akuzohen se nga qershori i vitit 2008, deri në muajin shtator të vitit 2011 me dashje dhe dijeni, aktivisht kanë marrë pjesë në aktivitete kriminale të grupit të organizuar, e që kanë kryer krime serioze.

Sipas aktakuzës qëllimi i këtij grupi ishte të japin tenderë fitimprurës kompanive- operatoreve ekonomikë, për ndërtimin e rrugëve, mirëmbajtjen e rrugëve, sinjalizimeve dhe për furnizime, duke eliminuar ofertuesit me oferta më të arsyeshme.

Grupi kriminal pretendohet që ishte i strukturuar dhe që ka vepruar për një periudhë të konsiderueshme kohore.

Të gjithë të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në sallën e asamblesë komunale të Pejës lidhur me pikat e aktakuzës.

Së bashku me ish kryetarin Mustafa në këtë proces gjyqësor akuzohen Hatixhe Daku, Vehbi Geci, Agim Hoxha, Behar Mehmeti, Drita Kajtazi, Fadil Osmani, Fatmir Halili, Ganimete Kastrati, Hamdi Ismaili, Hesat Mahmuti, Ibrahim Foniqi, Ilaz Rashiti, Merita Shabani, Muhamet Kastrati, Musa Nasufi, Qefsere Limoni, Selvie Mustafa, Ramush Musliu, Shemdesin Qerimi, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Nazmi Jashari, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Naser Sylejmani,  Azem Mujku, Zeqirja Fazliu, Basri Kqiku, Mjedin Ahmeti, Naser Mehmeti, Burim Govori, Florim Zuka, Avdyl Pireva, Skender Imeri, Rrustem Hajdari, Asllan Asllani dhe Asllan Syla.

Qemajl Mustafa, Hatixhe Daku, Vehbi Geci, Qefsere Sadriu, Ilaz Rashiti, Musa Nasufi, Muhamet Kastrati, Heset Mahmuti, Fatmir Halili, Drita Bajrami, Agim Hoxha, Ramush Musliu, Selvije Shefkiu, Ganimete Kastrati, Shemsedin Qerimi; Merita Canaj Shabani, Ibrahim Foniqi, Behar Mehmeti, Hamdi Ismajli, Fadil Osmani, Heset Asllani, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Naser Sylejmani, Zeqirja Fazliu, Azem Mujku dhe Naim Jashari, për veprën penale Krimi i organizuar lidhur me veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare.

Ndërsa Basri Kqiku, Avdyl Pireva, Rrustem Hajdari, Florim Zuka, Skender Imeri, Naser Mehmeti, Mejdi Ahmeti, Burim Govori, Asllan Asllani dhe Asllan Syla, akuzohen se kishin për te kryer veprat penale Krimi i organizuar lidhur me veprën penale Keqpërdorim i autorizimeve ne ekonomi.

https://kallxo.com/apeli-qemajl-mustafa-dhe-te-tjeret-do-gjykohen-per-krim-te-organizuar/

www.kallxo.com