Reshat Qalaj - Foto: KALLXO.com

Qalaj: Nuk Jam në Dijeni për Kërcënimin ndaj Molliqajt

Për këtë kërcënim ndaj zyrtarit të Vetëvendosjes treguan sot në një konferencë për shtyp deputetët e LVV-së, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e Departamentit të Operacioneve të Policisë, Rashit Qalajn, i cili tha se nuk është në dijeni për kërcënimin e pretenduar.

“Vëllai im jeton në Gjermani. Nuk e di se a është kërcënuar z. Molliqaj nga vëllai im (edhe pse e kam lexuar në portale dy javë më parë për një komunikim me ‘Facebook’)”, tha Qalaj për KALLXO.com.

Më 22 mars të këtij viti, persona ende të panjohur kanë rrahur aktivistin e Vetëvendosjes, Agron Kabashin, i cili deri pak çaste para sulmit ka qenë me Dardan Molliqajn.

Vetëvendosje sot ka publikuar incizime të kamerave në të cilat sipas tyre shihen veturat që e kanë përcjellë makinën e Molliqajt deri në momentin e sulmit, ku me shufra hekuri ishte rrahur aktivisti Agron Kabashi.

http://kallxo.com/sulmohet-aktivisti-levizjes-vetevendosjes/

Njoftimin për kërcënimin e pretenduar ndaj Dardan Molliqajt zyrtarët e Vetëvendosjes e bënë në një konferencë për media, gjatë të cilës ata folën për Marrëveshjen e Demarkacionit, të cilën nesër Qeveria e Kosovës ia procedon Kuvendit për ratifikim.

http://kallxo.com/konjufca-demarkacioni-te-bjere-bashke-qeverine/