Qalaj: Kemi më shumë motivim për ta luftuar krimin (VIDEO)

Drejtori i Policisë së Kosovës nderoi veprën e kolegut të tij, Izet Demaj që vdiq në krye të detyrës.

Në ceremoninë e varrimit të policit nga Istogu, Rashit Qalaj tha se ky rast i ka motivuar policinë që ta luftojnë edhe më shumë krimin.

“Zyrtari policor ka mund të kishte rënë dëshmor në lufë por jo ai ra dëshmor në kohën e lirisë. Po ndahemi nga një mik i gatshëm që t’i shërbejë atdheut të tij, nga një person që dha kontribut të madh. Rasti i tij shfaq sakrificën për paqe e siguri andaj sot kemi ardhur ta nderojmë punën e tij. Dëshira dhe ideali i tij do të qëndrojnë gjithmonë Ne kemi edhe më shumë motivim për ta padandaluar dhe luftuar me sukses krimin”, tha Qalaj.

Drejtori Rashit Qalaj tha se është krenar që Policia e Kosovës ka arritur t’i shpëtojë qytetarët dhe të intervenojë me kohë.

Mijëra njerëz po marrin pjesë në varrimin e policit Izet Demaj i cili mbeti i vrarë në një aksion kundër grabitjes së një banke në Istog.

Një numër i madh i qytetarëve kanë marrë rrugën për në Koshare, ku pritet të varroset me nderime shtetërore në varrezat e dëshmorëve në Koshare, polici i vrarë të enjten në Istog, Izet Demaj.

Gazetari i KALLXO.com, raportoi se kolona e veturave nga Peja për në Koshare është shumë e gjatë.

Qindra vetura janë nisur në drejtim të Koshares për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit Izet Demaj.

https://kallxo.com/fotonis-ceremonia-e-varrimit-te-policit-te-vrare/