Foto: Kallxo.com

PZAP pranon pesë ankesa për zgjedhjet në komunat e veriut

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë parashtruar pesë ankesa për zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sipas Mulë Deskut, Sekretar i PZAP-së, gjatë fushatës zgjedhore KDI-ja ka dorëzuar 3 ankesa, ndërsa këto ankesa janë shqyrtuar dhe me vendime të PZAP është në procedurë të njoftimit të palëve.

Kurse për ditën e zgjedhjeve PZAP ka pranuar dy ankesa nga BIRN, të cilat kanë të bëjnë me parregullsitë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa edhe këto ankesa janë shqyrtuar dhe janë në procedurë të njoftimit të palëve.

Në rezultatet preliminare të KQZ-së, Lista Serbe i ka fituar të katër komunat ku u mbajtën zgjedhjet.

https://kallxo.com/kqz-shpall-rezultatet-preliminare-per-kryetare-te-kater-komunave-ne-veri/

Përmes një komunikate, Prokuroria mbrëmë ka njoftuar se procesi zgjedhor në këto komuna ka përfunduar pa asnjë incident dhe gjithashtu edhe numërimi i votave ka përfunduar pa asnjë problem.

https://kallxo.com/prokuroria-asnje-incident-ne-zgjedhjet-ne-veri/