Presidenti rus, Vladimir Putin

Putin Urdhëron Tërheqjen e Trupave Ruse nga Siria

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar tërheqjen e pjesshme të trupave ruse nga Siria, gjatë një vizite të zhvilluar sot atje.

Putin u takua me presidentin sirian Bashar Assad pasi arriti në bazën ajrore ruse Hmeimim, njofton agjencia e lajmeve Interfax.

Ai kishte deklaruar në mars të vitit 2016 se po planifikonte të tërhiqte shumicën e trupave ruse nga Siria.

“Unë urdhëroj ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të tërheqin grupin e trupave ruse në bazat e tyre të përhershme. Kam marrë një vendim: një pjesë e rëndësishme e kontingjentit të trupave ruse të vendosur në Siri do të kthehet në shtëpi në Rusi”, tha Putin. /21Media