Nga një takim i mëhershëm Vuçiq-Putin - Foto: Mikhail Klimentyev/AP/Beta

Putin: Rusia Mbështet Çdo Vendim që Merret në Dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi sot se vendi i tij është i interesuar për stabilitet në rajon dhe se Moska zyrtare do të mbështesë çdo vendim që merret në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai pas takimit me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq në Moskë tha se Rusia do të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

“Rusia sa i përket Kosovës do të mbështesë çdo vendim që do të arrihet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe zgjidhja duhet të arrihet me mjete politike në dialogun ndërmjet dy palëve dhe në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Putin. /21Media