Takimi i Hashim Thacit dhe Vladimir Putinit ne Paris Foto: Twitter

Putin i gatshëm për të përkrahur marrëveshjen Kosovë - Serbi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e përkrah arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe të Serbisë dhe këtë e ka konfirmuar Kremlini nëpërmjet zëdhënësit të vet, mësohet nga agjencia ruse e lajmeve TASS.

Agjencia citon zëdhënësin e Presidentit të Rusisë të ketë thënë se “Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka konfirmuar gatishmërinë e Moskës për të përkrahur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në rast se një marrëveshje e tillë arrihet”.

Sipas agjencisë TASS zëdhënësi Dmitry Peskov u është përgjigjur gazetarëve në lidhje me postimin e Presidentit Thaçi në llogarinë e tij në Tweeter se ka takuar Presidentin e Rusisë Putin.