Ragip begaj, NISMA, Malishevë, në Debat Pernime.

Pushon procedura penale ndaj Ragip Begajt

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 03.04.2018 në rastin e kryetarit të komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Për këtë vepër Begaj dyshohet ta ketë kryer në cilësi të kryetarit të komunës së Malishevës.

“Me anë të këtij aktvendimi, gjykata themelore e ka hedhur poshtë aktakuzën e prokurorisë dhe e ka pushuar procedurën penale, ndaj të pandehurit R.B., për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2, nëparagrafi 2.1, 2.2 dhe 2.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë, “nuk janë të bazuara, ngase gjykata e shkalles se parë më të drejtë ka marrën aktvendim për hudhje të aktakuzës dhe se arsyet e dhëna për mungesën e provave i aprovon edhe kjo gjykatë.”