Foto-ilustrim

Punëtorja përvetëson mbi 14 mijë euro

Një rast i dyshuar i përvetësimit në detyrë ka ndodhur në Rahovec.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Rahovec.

Sipas raportit të Policisë, është raportuar se një punëtore e një institucioni mikro-financiar dyshohet se ka përvetësuar rreth 14.200 euro.

Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe është njoftuar prokurori.