Punëtori i Ndërtimtarisë Bie nga Kati i 7-të i Objektit

Një punëtor,  i cili po punonte në një kompani private të ndërtimit, ka rënë aksidentalisht nga kati i shtatë i ndërtesës.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në Rrugën B, në Prishtinë, dje në mëngjes.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës dhe prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar.

Rasti po trajtohet si asgjësim dhe dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe lëndim i rëndë trupor.