Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Punëtori Lëndohet pas Rënies nga Skelet

Gjatë rregullimit të një skeleje një burrë ka rënë nga lartësia prej 2 metrave dhe ka pësuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës ka konstatuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe ka cilësuar rastin si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Rreth këtij rasti është arrestuar një burrë që ka angazhuar këtë punëtor.

Viktima e rastit është dërguar në QKUK për trajtim ndërkaq të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar për një gjykim që lidhet po ashtu me rënien e një punëtori nga skelet.

http://kallxo.com/nderpritet-seanca-per-vdekjen-ne-vendin-e-punes/

Sivjet janë shtuar vdekjet në vendin e punës në raport me vitin e kaluar.

http://kallxo.com/kmdlnj-9-punetore-te-vdekur-ne-vendin-e-punes/

http://kallxo.com/5-persona-vdiqen-ne-vendin-e-punes-2016/