Foto: Kallxo.com

Punëtorëve të Ministrisë së Mbrojtjes i rrezikohet shtesa e pagës për përvojë pune

Të paktën 15 punëtorë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës  (ish-Ministria e FSK-së ) nuk e kanë të evidentuar përvojën e tyre të punës brenda dosjeve të punësimit.

Kjo mungesë në dosje mund të ju kushtojë këtyre punëtorëve me shtesat e pagës që ipen sipas përvojës së punës.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të kësaj ministrie për vitin 2018.

Ndër gjetjet e auditorit ishte edhe mungesa e përditësimit apo rishikimit të dosjeve të të punësuarve.

Auditori është bazuar në vendimin e Qeverisë të vitit 2015 u cili thotë se vendimi i përvojës së punës bëhet pjesë e dosjes së personelit për secilin nëpunës dhe ruhet sipas legjislacionit në fuqi.

Në raport paralajmërohet se mos-azhurnimi i dosjeve të personelit me kohë rritë rrezikun që stafi i ministrisë të mos paguhet për pjesën e pagës si rezultat i përvojës në punë.

Zyra e Auditimit ka rekomanduar se “ministri duhet të siguroj se kontrollet e brendshme në fushën e menaxhimit të të personelit do të forcohen, me qëllim që dosjet të azhurnohen me kohë dhe të përmbajnë informatat komplete për të gjithë të punësuarit e instutucionit”.