Punëtorët e pakualifikuar, rrezikojnë humbjen e jetës në punë

Instituti Demokratik i Kosovës ka paraqitur rekomandimet, lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës.

Florent Spahija nga KDI tha se në Kosovë ndërtimi ka marr hov të madh dhe sipas tij ka neglizhencë nga inspektorati të mbikëqyr rastet e tilla.

“Ka shumë raste kur punëtorët nuk e dine që ekziston inspektorati i punës”, tha Spahija.

Sipas tij inspektorati është duke punuar me numër shumë të vogël.

“Numri i vogël i inspektorëve, vetëm 42 inspektorë inspektojnë bizneset në Kosovë”, tha Spahija.

“Çka ka dërguar deri të vdekja e punëtorëve është se punëtorët kanë qenë të pakualifikuar dhe nuk e kanë pas idenë se çfarë pune janë duke e punuar. Të parashihet buxhet për rritjen e inspektorëve të punës”, tha ai.

Disa nga rekomandimet e KDI-së janë që inspektorati të pranoj ankesa anonime.

Inspektorati me rrit nivelin e transparencës, pasi nuk ka vendime të publikuara në web faqe të inspektoratit.

Qeveria së bashku me sindikatat e punëtorëve me përpilu kontratën kolektive.

Punëtorët e pakualifikuar duhet t`u mundësohet që ata të kualifikohen dhe të marrin certifikatë nga agjencioni i punësimit.