Punëtorët e Lotarisë kërkojnë miratimin e Ligjit të veçantë për ta

Më pankartat “Qeveria pronare, punëtorët në rrugë”, “Mbajeni premtimin, miratojeni Ligjin” dhe “Edhe fëmijët tanë e duan jetën”, punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë për miratimin e ligjit dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e ekzekutivit si pronare.

Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Lotarisë, Ismet Kuka, tha së kërkojnë që sa më shpejtë të bëhet votimi i Ligjit për Lotarinë.

Pasi që sipas tij, për shkak të mos votimit të këtij ligji, ata janë duke u përballur me disa vështirësi.

“Arsyeja që kemi dal këtu është që të bëhet sa me shpejtë votimi i ligjit. Kërkesa tjetër është që Qeveria të marr përsipër sigurimin e pagave deri në miratimin ligjit të veçantë për veprimtarinë e Lotarisë. Menjëherë pas shfuqizimit të ligjit kemi bërë kërkesë më shkrim, kemi kërku takim po nuk na ka pranu askush e mundësia fundit ishte që të dalim këtu”, tha ai.

“Ne do të vazhdojmë me protesta, nuk do të ndalemi. Dëmet janë shumë të mëdha, prej kur është mbyll kemi obligime edhe ndaj lokaleve që i kemi pasur me qira, pagat etj”, shtoi Kuka.

Përfaqësues i Lotarisë në Gjakovë, Shkëlzen Morina, u shpreh së që nga shfuqizim i Ligjit për Lojërat e Fatit janë pa paga.

“Që 36 vite kam qenë i punësuar, e që dy muaj Qeveria na ka lanw pa rroga edhe ne kemi familje kemi obligime dhe përgjegjësi”, tha ai.

Më 10 maj ka hyrë në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit, në të cilën është përfshi edhe Lotaria e Kosovës, që është votuar në Kuvendin e Kosovës më 28 mars të këtij viti.

Dy vrasjet që kanë ndodhur në dy pika të lojërave të fatit në Lipjan dhe Suharekë ngritën alarm për funksionimin e këtyre pikave dhe quan deri në miratimin e një ligji që e ndalon veprimtarinë e këtyre bizneseve.