Punetoret e larguar nga KEDS - 11.12.2018 - FOTO KALLXO

Punëtorët e larguar nga KEDS protestojnë para Gjykatës në Pallatin e Drejtësisë

Punëtorët e larguar nga puna nga KEDS, sot nga ora 10:00 do të protestojnë para Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndodhet në Pallatin e Drejtësisë.

Siç njofton Këshilli Protestues ”protesta do te mbahet me qellim të vetëm: Mos implementimi i vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

Punëtorët e larguar nga KEDS-i për rreth një orë kanë protestuar para Gjykatës Themelore në Prishtinë edhe më 23 janar 2019.

Punëtorët në Prokurorinë Themelore kanë dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj menaxhmentit të KEDS-it, i cili nuk po e respekton vendimin për kthimin e punëtorëve në punë.