‘Publisheri’ i Fake News: Flej rahat pasi Kosova nuk u pranua në Interpol

Fakti se Policia e Kosovës nuk është pranuar ende në organizatën ‘Interpol’ përbën një frymë lehtësimi për një rrjet të organizuar me veprimtari ilegale në Kosovë.

Një i ashtuquajtur ‘publisher’ i lajmeve të rreme që këto lajme i shet për tregun amerikan, ka rrëfyër për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se si kishte zhvilluar veprimtarinë e tij në etapa të ndryshme kohore.

Sipas tij, para se çështja e ‘fake news’ të bëhej problematikë globale dhe ‘Facebook-u të ndërmerrte masa, publikuesit e kishin një mënyrë të lehtë të përfitimit të parave online.

Megjithatë sipas tij edhe bllokada e Facebook-ut nuk e ka ndaluar zhvillimin e veprimtarisë së ngjashme por me një stil të ri në të gjitha rrjetet sociale.

“Facebook-u ka ndërmarrë një aksion rreptësisht shumë të fortë ku ka nisë me i mbyllë shumë e shumë faqe. Puna që me mujt me punu prapë ka qenë shumë e vështirë saqë u kanë e pamundur edhe një Facebook tënd personal ka qenë shumë vështirë me hapë. Sot e asaj dite kemi vazhdu me u marrë me rrjete sociale, por mënyra si funksionojnë tash nuk mendoj që duhet me kallxu. Është profitabile përsëri dhe është më e mirë se ajo që ka qenë”, tha ai.

‘Publisheri’ i pyetur nga ‘Jeta në Kosovë’ se a flen rahat në punën që bën, ai është përgjigjur shkurt: “Unë flej boll mirë, masi Kosova su pranu në INTERPOL boll mirë flej”.

‘Jeta në Kosovë’ sonte zhvilloi debat lidhur me lajmet e rreme dhe solli rrëfim ekskluziv të një publikuesi të lajmeve të rreme që ka zhvilluar biznes në këtë fushë.

Përveq kësaj, në pjesën e dytë të këtij emisioni transmetohet edhe intervista me zbuluesin e ‘Bombave’ në Maqedoni: Gjorgji Lazarevski.

Rrëfimin e plotë të ‘publisherit’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

www.kallxo.com