Agron Demi (djathtas)- Foto: GAP

Publikohet raporti 'Agjenda për Reforma Evropiane'

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) së bashku me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Institutin GAP të martën do të publikojnë “Raportin e Monitorimit të Agjendës për Reforma Evropiane për periudhën Janar-Shtator 2018”.

Agjenda për Reforma Evropiane (ARE) në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) fokusohet në tre shtylla kryesore: 1) Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit – monitoruar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike; 2) Konkurrueshmëria dhe Klima e Investimeve –monitoruar nga Instituti GAP dhe Punësimi e Arsimi – monitoruar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

Ky monitorim ka për qëllim vlerësimin e arritjeve dhe ngecjeve në kuadër të ARE. Fokusohet në vlerësimin e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe zbatimin e masave dhe veprimeve të ARE.

Tre organizatat e përfshira në këtë raport PIPS, GLPS dhe Instituti GAP, kanë monitoruar procesin vazhdimisht në mënyrë intensive në ministritë përkatëse dhe kanë përmbledhur vlerësimet e tyre të cilat janë të identifikuara në këtë raport. Ngjarja mbahet në tyrat e PIPS-së në rrugën Rexhep Luci, përballë Green&Protein, ora 11:00.