Publikohet lista me kandidatët që kanë kaluar fazën e parë për ushtarë të FSK-së (LISTA)

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar listën me kandidatët të cilët e kanë kaluar fazën e parë të testimeve për rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

1.029 kandidatët të cilët e kanë kaluar fazën e parë janë thirrur për intervistë.

“Ministria e Mbrojtjes i njofton të gjithë kandidatët të cilët kanë kaluar fazën e parë të testimeve (Testi i njohurive të përgjithshme dhe testi fizik), të cilët janë përzgjedhur për të ju nënshtruar testit të radhës (Intervistës)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Po ashtu, kandidatët janë njoftuar se plani, orari dhe vendi i intervistës do të publikohet më së voni deri të premten, më 19 prill 2019.

Listën e kandidatëve që do të thirren për intervistë mund ta gjeni KËTU.

Sipas të dhënave, 6.759 të rinj e të reja shprehën interesim për t’u bërë ushtarë të Kosovës.

Major Vëllazërim Qerimi, shef i zyrës së informimit publik në FSK, ka njoftuar se prej numrit total 6.134 ishin djem ndërsa 451 vajza.

Dëshirë për t’u bërë ushtar të rinj kanë shprehur edhe 174 pjesëtarë të komuniteteve pakicë në Kosovë.

https://kallxo.com/ne-rresht-per-te-aplikuar-per-ushtar-te-fsk-se/

www.kallxo.com