UP - Rektorati

Publikohen listat e studentëve që kanë fituar bursë në UP

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur më datë 7 mars të këtij viti, mori vendim për ndarjen e bursave universitare.

Përfituesit e këtyre bursave, janë studentët e UP-së të cilët i kanë plotësuar kushtet e konkursit të shpallur me 16 nëntor të vitit 2018, për vitin akademik 2018/19.

Në njoftimin e Universitetit thuhet se studentët që janë përfitues të bursës universitare për vitin akademik 2018/19, duhet të paraqiten në zyrën e shërbimit financiar të fakultetit përkatës.

Dokumentet e nevojshme për t’ua mundësuar tërheqjen e bursës janë kopja e letërnjoftimit dhe xhirollogaria e bankës, të cilën tashmë janë duke e përdorur.

UP gjithashtu ka bërë të ditur se studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare për rezultatet e arritura gjatë vitit akademik 2017/18, dhe nuk janë përfshirë në listën e përfituesve të bursës, kanë të drejtë ankese pas publikimit të listave në tabelën e shpalljeve dhe në ueb-faqen e UP-së.

Pra koha se kur mund të paraqesin ankesat e tyre janë datat 12 dhe 13 mars të këtij viti, dhe se ankesat duhet të dorëzohen në ndërtesën e rektoratit të UP-së, në zyrën numër 2.

KËTU mund të shikoni listat e studentëve të secilit prej fakulteteve të UP-së, që kanë fituar bursën.