Dardan Molliqaj në Debat pernime. Foto: Atdhe Mulla

PSD then akullin, Dardan Molliqaj kërkon zgjedhje të reja

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj e cilëson si të papranueshme, ftesën e Gjykatës Speciale për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai thotë se nuk mund të nxjerrë vendime të drejta, një gjykatë e padrejtë që u imponua nga insistimet e Serbisë.

“Lufta e UÇK-së ishte e drejtë. Institucionet e Kosovës duhet ta gjykojnë çfarëdo krimi që ka ndodhur në Kosovë. Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj është dashur të ftojë të gjitha partitë për diskutim para këtij vendimi”, ka shkruar ai.

Tutje Molliqaj ka theksuar se Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja, mirëpo rrugën duhet ta vendosin bashkë.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit pasi ka marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Haradinaj dha dorëheqje në mbledhjen e Qeverisë duke thënë se në Gjykatën Speciale nuk mund të shkojë si përfaqësues qeverisë së Kosovës.

Historiku i Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale ishte miratuar më 3 gusht të vitit 2015 në Kuvendin e Kosovës, pas kërkesave të shumta nga ndërkombëtarët.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e asaj legjislature i kishin votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Në atë kohë, kryeministër kishte qenë Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministër Hashim Thaçi.

Ky i fundit kishte qenë shumë i zëshëm në mbështetjen e krijimit të kësaj Gjykate.

Gjykata Speciale për Kosovën në përbërjen e saj do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ajo ka filluar punën muajve të fundit, kur ka ftuar disa ish figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje kishte qenë partia e vetme, e cila unanimisht kishte votuar kundër krijimit të kësaj Gjykate, ndërsa nga partitë e tjera ka pasur disa figura të pakta që kanë votuar kundër.

https://kallxo.com/haradinaj-per-ftesen-e-speciales-do-tu-pergjigjem-shpifesve/

https://kallxo.com/opsionet-kushtetuese-te-hashim-thacit-pas-renies-se-qeverise/