Protesta në Barcelonë | Foto: RTV 21

Protestë Pro Pavarësisë së Katalonisë në Barcelonë

Qindra- mijëra mbështetës të pavarësisë së Katalonisë janë mbledhur sot në qendër të Barcelonës.

Protestës i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e autoriteteve katalone, të udhëhequr nga presidenti, Karles Pudddemon.

Protestuesit që u mblodhën në mbështetje të pavarësisë së Katalonsë nga Spanja, gjithashtu bënë thirrje për lirimin e dy liderëve të tyre që janë arrestuar nga autoritetet spanjolle.

Katalonia më 1 tetor mbajti referendumin për pavarësi, ndërsa spanja nisi sot procedurat për suspendimin e autonomisë së këtij rajoni.