Protesta në Deçan për tokat rreth Manastirit

Protestë Për Tokat Rreth Manastirit të Deçanit

Demonstruesit u mblodhën ditën e enjte nën sloganin “Prona është e jona!” duke protestuar ndaj një vendimi të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të parandaluar gjykatën komunale në Deçan të gjykojë një çështje në lidhje me një debat mbi tokën ku ndodhet manastiri.

Disa demonstrues, të udhëhequr nga një grup i quajtur Lidhja e Historianëve, mbajtën pankarta me slogane si i “Manastir, hiq dorë nga prona!” dhe “Gjykata Kushtetuese shkeli kushtetutën”.

Manastiri i Deçanit u bë fokusi i demonstratave të mëparshme në vitin 2012, pasi Gjykata e Larta vendosi se 23 hektarët tokë tepër të diskutuara i përkisnin manastirit dhe jo dy kompanive nga Kosova që e kishin pretenduar atë tokë që prej përfundimit të konfliktit të vitit 1999 midis luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave qeveritare serbe.

Megjithatë, një dhomë speciale brenda Gjykatës së Lartë e cila merret me privatizimet vendosi se çështja duhet t’i kalojë Gjykatës Themelore në Deçan.

Por Gjykata Kushtetuese këtë muaj pranoi një apel nga manastiri i Deçanit për të riparë vendimet dhe urdhëroi që çështja gjyqësore të ndalet deri në fund të shkurtit.

Kjo zemëroi shumë shqiptarët e Kosovës në Deçan, të cilët besonin se procesi gjyqësor për kthehej në favor të tyre.

Selim Lokaj, një nga organizatorët e protestës të enjten, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një akt frikacak dhe i papranueshëm për vendasit në Deçan.

“Pak para se çështja të fillonte përsëri në Gjykatën Themelore në Deçan, Gjykata Kushtetuese pezullon gjithçka dhe kjo ndërhyrje është e papranueshme,” tha Lokaj për BIRN.

Protestat e mëparshme në shkurt të vitit 2013, kur demonstruesit u ndaluan nga forcat paqeruajtëse të NATO-s ndërsa ata përpiqeshin t’i afroheshin portave të manastirit, bënë që policia të shkonte në vendngjarje dhe manastiri të mbyllej për herë të parë që prej luftës së Kosovës.

Manastiri është një nga vendet më të njohura të trashëgimisë serbe në Kosovë. I themeluar në 1327, aty ndodhet edhe varri i themeluesit të tij, mbretit Stefan Uros “Decanski’, edhe pse tani ai ndodhet në një territori të populluar kryesisht nga shqiptarë.

Ai ndodhet në listën e vendeve Trashëgimi Botërore të UNESCO-s që nga viti 2004.