Protestë për asfaltimin e rrugës Podujevë - Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë sot organizon protestë në lidhje me ngecjen e punimeve që po bëhen në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë.

Sipas njoftimit protesta do të mbahet në ora 10:00, në fshatin Gllamnik të kësaj komune.

Shqetësime se nuk është duke u punuar mirë në këtë rrugë, ka pasur gjatë këtij viti edhe nga drejtuesit e komunës së Podujevës, të cilët kanë thënë se janë duke u përdor materiale të dyshimta. Kritika për vonesë të punimeve kanë pas edhe qytetarët që kalojnë në atë rrugë ku bëhen kolona të gjata.

Punimet në këtë rrugë kanë nisur në vitin 2016.