Protestë në veri, një lagje e Mitrovicës mbushet me flamuj shqiptarë

Festa e pavarësisë së Shqipërisë, i ka gjetur shqiptarët e Mitrovicës në mesin e një proteste të serbëve lokalë lidhur me taksën doganore të Kosovës ndaj produkteve serbe.

Protesta e organizuar në Mitrovicën Veriore e ka mbushur qytetin me flamuj të Serbisë dhe parulla kundër insitucioneve të Kosovës.

Ndërkaq, aty afër në Lagjen e Boshnjakëve shihen flamuj shqiptarë që janë vendosur për nderë të festës së sotme.

Protesta në veri është vazhdimësi e protestës së djeshme kundër taksës 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia.

 

https://kallxo.com/foto-fillon-protesta-ne-veri/