Protestë kundër martesave të hershme te komunitetet pakicë në Kosovë

Pjesëtarët të komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian sot kanë protestuar kundër martesave të hershme para stacionit të Policisë në Graçanicë. Kjo protestë është organizuara nga OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”.

Të rinjtë dhe të rejat e këtij komunitetit në duart e tyre mbanin pankartat me moton “Po du me qenë vajzë, amo jo edhe dashnore”, “Po qëndroj para shporetit, në vend të fakultetit”, etj.

Afrim Osmani zyrtar i edukimit në këtë organizatë tha se sot në ditën e komunitetit Rom, Aashkali dhe Egjiptian kanë dalur të protestojnë kundër martesave të hershme.

Duke e konsideruar si një dukuri shumë të dëmshme për këtë komunitet kërkoi vetëdijesimin e familjarëve dhe të rinjve se martesa e hershme i shkëpusin ata nga jeta.

Sujella Garip një e re e cila po protestonte tha se dëshiron ta vazhdojë shkollimin dhe të jetë e barabartë me të gjithë.